Futboll Ligue 1 Sport

HUMBJA NDAJ RENNES/ PSG turpërohet, por që kur tekniku ka marrë kontrollin macja e zezë quhet… Genesio

Humbja e parë në kampionat ka ardhur sot, nën sytë e gati 30 mijë tifozëve, në një stadium që nuk u besonte syve…

Pikërisht Rennes ishte skuadra që mposhti PSG e miliardave, sheikut dhe yjeve me famë botërore…

Një ndeshje e zgjidhur shpejt nga vendasit, që më pas u mbrojtën me rregull dhe mund të kishin goditur edhe më shumë…

Por, nëse në stol ke një “strateg”, gjithçka është e lehtë. Sepse Bruno Genesio nuk është thjesht një trajner, por sidomos macja e zezë e PSG së epokës së emirëve të Katarit…

Në fakt, ai ka fituar 4 ndeshje deri tani në Ligue 1 ndaj PSG (3 në stolin e Lyon, 1 në stolin e Rennes)

Më shumë se çdo menaxher tjetër kundër PSG së epokës Al-Khelaifi!

Por, ka edhe një statistikë që tremb: Messi, Neymbar dhe Mbappe, të tre bashkë, skanë mundur të bëjnë asnjë gjuajtje në portën e Rennes…

Related posts

CHAMPIONS/ Milani tregohet, kuqezinjtë “përqafojnë” gjysmëfinalen. Real-i kalon pa probleme Chelsean

F.autor

“KRENARI”/ Tuci pas sfidën së parë si titullar me Shqipërinë

F.autor

“NUK NA NDEROJNË”/ FSHF mbi incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni: Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe dhjetëra të tjerë që na njollosin…

Delo.autor

Leave a Comment