Futboll Premier League Sport

“DUA SUPERKUPËN”/ Klopp “refuzon” Messin: Xhepat e Liverpool s’janë aq të thellë

Lionel Mesi ka tronditur vërtet të gjithë botën, pas lajmit se ai po kërkon që të largohet nga Barcelona, aq sa ka marrë edhe vëmendjen e konferencës për shtyp të Jyrgen Klopit, në pritje të finales së Superkupës së Anglisë (“Community Shield”), pasditen e sotme, në orën 17:30.

mESI KLOP5

Trajneri i Liverpulit e kishte të pamundur që t’i shmangej bombardimit të pyetjeve se pse kampionët e Anglisë nuk futen në garë për argjentinasin, por strategu gjerman ka dashur që të frenojë çdo ëndërr, sado të vogël të çdo tifozi të të kuqve: “Unë dua të përqendrohem tek Arsenali, sepse përballë do të kemi specialistët e fitores së Superkupës së Anglisë.

Kanë tri vite që ata nuk i mposht askush në këtë finale, por ne e duam këtë trofe, për t’i dhënë vazhdimësi titullit të fituar dhe pa dyshim që ta nisim me humorin e duhur sezonin e ri të Premier Ligës, – bënte hyrjen e tij Jyrgen Klop, që më pas u ndal vetëm në pyetjet për Lionel Mesin, por duke pranuar se me yllin e Barcelonës, Mançester Siti do të bëhej edhe më shumë i frikshëm. – A do ta doja Mesin te Liverpuli? Unë do të doja të dija se cili është ai trajner apo ai klub që nuk do të donte të kishte një futbollist si Mesi…

Nejse, unë pikësëpari shpresoj që ai të mos transferohet te Mançester Siti, siç thonë, sepse me atë skuadra e Guardiolës do të bëhej shumë, po shumë e vështirë që të mposhtej. E kuptoj se fama dhe figura e Mesit, jo vetëm si lojtar, do t’i jepte një tjetër imazh Premier Ligës, ndonëse… A do të kishim ne vërtet më tepër nevojë për imazh se çfarë kemi?!, – ironizon Klop.

FORMACIONET

– Mendoj se edhe kështu si jemi, mbetemi kampionati më i fortë në botë, por e vërteta është që nuk ka absolutisht asnjë shans që Liverpuli të blejë Mesin. Leo është jashtë parametrave tanë ekonomikë. Xhepat e Liverpulit nuk janë aq të thellë sa të mund të përballonin ato shifra që ai fiton, prandaj le ta vëmë shpirtin në paqe dhe të mendojmë të mundim Arsenalin në Superkupë, asgjë tjetër”, përfundoi Klop.

Related posts

DY FUTBOLLISTË ME KORONAVIRUS/ Por vendimi është ky: Luhet edhe këtë fundjavë, më pas pezullim!

Delo.autor

NUK PASKA FAJ/ Toples dhe në superformë, ja bukuroshja që frymëzon Piatek (FOTO)

Isa.Autor

RUSI 2018/ Shifrat e FIFA-s: 2.4 milionë bileta të shitura, amerikanët të parët

Sadik.Autor

Leave a Comment