Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ Ish-lojtari i Serisë A: Në Itali ndeshjet TRUKOHESHIN, na thonin që…

Marcelo Larrondo, sulmues argjentinas me pasaportë kiliane, që ka luajtur për shumë vite në Serinë A me fanellat e Siena, Fiorentina dhe Torino, ka folur për kampionatin italian para telekamerave të “TyC Sports”.

Ai ka thënë se në Itali ekziston një tendencë për të “rregulluar” ndeshjet. Sulmuesi, që tani luan me ekipin Defensa y Justicia në Argjentinë, ka zbuluar një episod ku ka patur përshtypjen se ndeshjet në të cilat ka luajtur ishin vendosur më parë në tavolinë…

“Në Itali bëhet gjithmonë kështu, ka patur shumë raste. Bien dakord me skuadrat që kanë siguruar mbijetesën, në mënyrë që këto t’i dhurojnë pikët ekipeve që janë në rrezik. Në një ndeshje besoj se kishin rënë dakord për barazimin. Unë jam aktivizuar në vendin e Calaio dhe jam zemëruar, sepse më kanë thënë se duhej ta ktheja topin mbrapa në vend që të sulmojë”.

Këto janë dyshimet e shprehura nga Larrondo, i cili ka luajtur për gjashtë vite në Serinë A. Pas eksperiencës në Torino, ai ka preferuar të kthehet në Amerikën e Jugut.

Ai ka zbuluar edhe diçka tjetër që e ka befasuar. “Kam njohur futbollistë që shkonin në banjë dhe pinin cigare në fund të stërvitjes, por edhe mbas pjesës së parë. Disa e kanë bërë këtë edhe para trajnerit, ose i kërkonin atij leje për ta bërë. Merrnin kafe dhe më pas pinin cigare, një çmenduri”, ka thënë Larrondo.

Related posts

ARRITI TË KOMPLETOI TRIPLETËN ANGLEZE/ Guardiola: Unë e dua Champions League, por kjo…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Dortmund rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haaland dhe Reina. Zhgënjen Hoffenheim

Delo.autor

SOUTHGATE MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të madh për finalen me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment