Futboll Seria A Sport

“Infermieria” e JUVENTUSIT/ DE SCIGLIO përsëri “ko”, DYBALA pritet të…

Juventusi humbet përsëri Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i ardhur nga Milani, i gatshëm të kthehej në fushë që ndaj Sassuolos, për shkak të një problemi tjetër, të pësuar në prag të ndeshjes në fjalë, është i detyruar të qëndrojë ende në “bokse”. Kjo u njoftua nga klubi i Juventusit, i cili raporton në faqen e tij të internetit:

“Futbollisti Mattia De Sciglio iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore, që kanë treguar një lloj dëmtimit të “flexors” të kofshës së djathtë. De Sciglio ka filluar trajtimin dhe punën e personalizuar dhe do të monitorohet në baza ditore”.

Sipas “Sky”, mbrojtësi i Allegrit duhet të qëndrojë në “infermieri” edhe për dy javë. De Sciglio ishte përsëri në dispozicion të bardhezinjve pasi e rikuperoi një problem muskulor në gusht. Kundër Sassuolos, në vendin e tij është vendosur Cancelo.

Nga “infermieria” bardhezi vjen një tjetër lajm i mirë, që ka të bëjë me Paulo Dybala. Pas shqetësimit në ndeshjen e së dielës, “Joya” është trajnuar me grupin dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Valencias.

Related posts

MERKATO E BUJSHME NË BUNDESLIGA/ “Gjiganti” gjerman kërkon Iscon, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, skuadra italiane i beson sërish pankinën ish-sulmuesit të Italisë

Delo.autor

“TË Q*FSHA ROPT”/ Sadiku shpërthen pas golit “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment