Futboll Sport Të tjera

“VUAJTI SHUMË PARA VDEKJES”/ Dalin rezultatet e autopsisë së Maradonës: Nuk përdorte drogë dhe alkool

Kur ka kaluar vetëm një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës, kanë dalë në dritë rezultatet e para të autopsisë. Sipas mediave vendase, në trupin e legjendës së futbollit nuk janë gjetur gjurmë alkooli apo të drogës. Por është zbuluar prezenca e medikamenteve antidepresisë, antiepikeptik dhe të një ilaci që e ndihmonë për astinencën ndaj alkoolit. Habia më e madhe ka të bëjë me ilacet e kardiopatisë, një sëmundje nga e cila vuante Maradona, por që nga autopsia del se ai nuk është mjekuar kohët e fundit. Dramatike janë rezultatet e tjera, ku sipas tyre “El Pibe D’Or” ka vuajtur për më shumë se 6 orë përpara se të dorëzohej.

Autopsia ka zbuluar se përveç zemrës, Maradona kishte dëmtuar edhe organe të tjera si mëlçia dhe mushkritë. Të gjitha këto detaje janë të vlefshme për autoritetet që hetojnë personat të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Nga ana tjetër, këto rezultate janë një revansh për familjarët, që gjatë kësaj kohe iu ishte dashur të përgënjeshtronin zërat se I dashuri i tyre vijonte të konsumonte alkool dhe të përdorte drogë.

Related posts

JUVE NGRE TROFEUN/ Interi siguron vendin e dytë, por trondit Conte: Klubi s’na mbrojti! Imobile thyen dyshen Ronaldo-Mesi

Delo.autor

Ish-trajneri i Milanit përfundon në Portugali, marrëveshje me Sporting Lisbonën

Sadik.Autor

“SUPER LEAGUE NUK ISHTE GRUSHT SHTETI, POR…”/ Agnellii: Paratici? Erdhi si një djalosh dhe iku si burrë

Delo.autor

Leave a Comment