Futboll Sport

Kapiteni i Skocisë ndjen FRIKË: SHQIPËRIA ka eksperiencë më shumë se ne, luajtën në…

Mbrojtësi i Liverpulit, Endi Robertson do të jetë dhe kapiteni i ri i Skocisë. 24-vjeçari, i cili numëron 22 prezenca me fanellën e ekipit kombëtar, do të jetë lideri që do të udhëheqë skuadrën e tij, të hënën e 10 shtatorit në përballjen kundër Shqipërisë së Panuçit.

Në një prononcim për mediat britanike, Robertson e ka cilësuar përballjen ndaj kuqezinjve si shumë të vështirë dhe vlerëson Shqipërinë, pasi ka qenë prezentë në Europianin e kaluar.

“Nderi më i madh për një futbollist është që të luajë për vendin e tij. Shpresoj ta udhëheq kombëtaren me shembull në fushë dhe jashtë saj. Kam debutuar shumë i ri, në vitin 2014 kur isha 19-vjeç. Dua të arrijmë kualifikimin në Botëror dhe nuk duhet t’i frikësohemi asnjë skuadre.

Për sa i përket Ligës së Kombeve, e nisim kundër Shqipërisë, një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajtën në Europianin e shkuar dhe kanë eksperiencë, gjë që ne nuk e kemi. Gjithsesi do të mundohemi t’i fitojmë të dy përballjet, edhe atë ndaj Izraelit, për të përmbushur objektiva tona”, u shpreh Robertson.

Related posts

Zyrtare/ Samuel Bastien arrin marveshjen me Standard Liege në Belgjikë

Sadik.Autor

ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ Nga porta në sulm, SAFET GJICI i kritikon të gjithë tek Kukësi

Isa.Autor

JORDI ALBA U DËMTUAR NDAJ DORTMUND/ Ja sa do t’i mungojë Trajnerit Valverde

Delo.autor

Leave a Comment