Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja i lë fushën Izraelit, ja plani i kuqezinjve (DETAJE)

Ndryshe nga sfidat e tjera, kësaj here Kombëtarja kuqezi ka ndryshuar planin dhe nuk do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet takimi, pasi ka vendosur t’ia lerë në dispozicion miqve nga Izraeli.

Stërvitjen e fundit, ekipi i Panuçit e zhvilloi sot në orën 10:00 në ambientet e resortit “Tropical” në Durrës. Ndërsa para pak minutash skuadra është nisur drejt Elbasanit ku edhe do të akomodohet për sfidën e nesërme.

Në orën 18:30, trajneri Panuçi do të jetë në konferencë për shtyp së bashku me kapitenin për të folur për përballjen e parë të Ligës së Kombeve. Pas tyre do të jetë radha e izraelitëve për të zhvilluar konferencën për shtyp.

 

Related posts

FIFA shpall kandidaturat për Kupën e Botës 2026

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Të gjithë duan yllin e Ligue 1, Liverpool futet në garë mesfushor 23-vjeçar…

Delo.autor

NDODH ÇUDIA/ Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje brenda ditës

F.autor

Leave a Comment