Futboll Sport

Kombëtares shqiptare i refuzohet kalimi në sektorin VIP, FSHF: Izreali u lejua

Drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit ankohen dhe shfaqin pakënaqësi me drejtuesit e aeroportit të Rinasit për shkak se nuk lejojnë Kombëtaren e Futbollit të kalojë përmes sektorit VIP për tu nisur drejt Skocisë, aty ku do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sipas drejtuesve të FSHF-së, një ditë më parë nga terminali VIP është lejuar të kalojë Kombëtarja e Izraelit e cila u mund në Elbasan Arena nga Kombëtarja shqiptare me një gol të Taulant Xhakës. Në një kohë që izraelitët lejohen, shqiptarëve iu mohohet, shprehen drejtuesit e FSHF-së.

Sipas tyre futbollistët kërkojnë të kalojnë sa më shpejt me qëllim që të kenë kohë të çlodhen. Duke kaluar nga sektori normal ata sorollaten e harxhojnë kohë.

Mbrëmjen e djeshme në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria e ka nisur debutimin në “Ligën e Kombeve” me një fitore bindëse. Kuqezinjtë e Christian Panuccit arritën të fitonin minimalisht 1:0 përballë Izraelit, me një supergol të shënuar nga mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka.

Related posts

NDËRHYRJA E ASHPËR NDAJ RRAPAJT/ “Dhimbje koke” për Longon, mesfushori i Kukësit mbyll vitin

Delo.autor

Barcelona fiton me goleadë ndaj Deportivos, shkëlqejnë Suarez e Paulinho

Q.Autor

E BUJSHME/ Messi nuk ndalet, GOLASHËNUESI dhe asistuesi më i mirë në LA LIGA

F.autor

Leave a Comment