Futboll Sport

“BËHET GJITHNJË MË I MIRË”/ Sauthemptoni shpall Brojën si njeriun e ndeshjes

Sauthemptoni arriti të fitojë ditën e djeshme në “Boxing Day” në javën e 19-të të Premier Ligës në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj Uest Hemit.

Armando Broja ka qenë sërish në formën e tij më të mirë duke dhuruar spektakël në fushën e blertë me skuadrën e tij, ku arriti të fitojë dhe një penallti të shndërruar në gol nga Uard-Praus.

Klubi i Sauthemptonit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka shpallur si njeriun e ndeshjes pikërisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën:

267842043_3061943974122781_5076286887872866341_n

“Bëhet gjithnjë më i mirë”, ishte postimi i klubit bardhekuq.

20-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës nga “St. Mary”, ka zhvilluar në total 14 sfida në Premier Ligë ku ka mundur të shënojë dhe 4 gola.

Related posts

Tifozët e skuadrës italiane: Përse vdes Astori e jo Masiello?

Q.Autor

Dalic: Pritëm për Perisic dhe ai na shpërbelu! Ivan ka nevojë për…

Isa.Autor

EURO 2020/ Mbyllet ndeshja Holandë-Estoni. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment