Futboll Seria A Sport

Ronaldo për çmimin “Puskas”: Mos e mashtroni, goli im ishte më i miri, sepse…

Cristiano Ronaldo ka folur. Nuk e ka bërë këtë përmes komunikimit publik, ose në një konferencë shtypi, por në një “takim” me ndjekësit e tij në Instagram. Portugezi i Juventusit ka shfrytëzuar këtë mundësi për të nisur disa mesazhe në destinacione të ndryshme. Me këtë rast ka treguar sërish egocentrizmin e tij.

“Çmimet individuale janë çmime, tashmë i kam disa të tilla. Loja e futbollit është për t’u fituar si ekip, para së gjithash, jo për të marrë çmime personale. Unë kam qenë në nivelin më të lartë për 15 vite dhe jam krenar për atë që kam bërë”, – u ka thënë CR7 ndjekësve në këtë rrjet social.

Përveç kësaj, ai shfrytëzoi rastin (pesë ditë më vonë) për të përgëzuar ish-partnerin e tij te Real Madridi, Luka Modric, për fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë të vitit. “Urime Modriçit për këtë çmim”, – ka qenë mesazhi i shkurtër i portugezit.

Gjithashtu, referuar “The Best” të FIFA-s, Ronaldo ka vlerësuar zgjedhjen e golit të Salah si më i miri i vitit. Egjiptiani i Liverpool mori çmimin “Puskas”, duke u vlerësuar përpara golit me roveshiatë, që CR7 e shënoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. “Salah e meritoi fitimin e çmimit “Puskas”, ishte një gol i mirë. Por, le të jemi të sinqertë, mos e mashtrojmë atë, goli im ishte më i miri”, – pohoi Cristiano Ronaldo.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori Vidal acaron tifozët e Inter, puth stemën e Juventus gjatë përqafimit me Chiellini-n (VIDEO)

Delo.autor

Didier Deschamps mban gjallë shpresat e yllit të Barça për të luajtur në Botëror

Sadik.Autor

MBROJTËSI I ITALISË REFUZON TË UDHËTOJË ME KOMBËTAREN/ 31-vjeçari bën gjestin e madh për fëmijët e sëmurë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment