Futboll La Liga Sport

LARG PRITSHMËRIVE/ REALI vuan, por merr kreun falë SUPER GOLIT të Asensios (VIDEO)

Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionatin spanjoll pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Espanyol në shtëpi. Një ndeshje kjo që ka qenë e vlefshme për javën e pestë të La Liga-s dhe që ka ndihmuar madrilenët të marrin përkohësisht kreun e renditjes, duke parë se Barcelona do të luajë nesër kundër Girona-s.

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Julen Lopetegui, me mbrojtjen vendase që është vënë disa herë në vështirësi nga miqtë, veçanërisht në pjesën e parë. Por lojtarët e Espanyol nuk kanë arritur të shfrytëzojnë siç duhet rastet e krijuara.

Një gabim që nuk e ka bërë Asensio, i cili nuk ka falur në minutën 41-të të pjesës së parë, duke mposhtur portierin Lopez me një diagonale të bukur me të majtën. Gol ky që është anuluar fillimisht nga arbitri i ndeshjes, por që është konfirmuar më pas nga VAR.

Rastet nuk kanë munguar as në pjesën e dytë, me Espanyol që ka goditur traversën në të 65-ën me Iglesias. Vendasit kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund dhe tani kanë shkuar në kuotën e 13 pikëve në renditje, gjashtë më shumë se Espanyol që mban vendin e 6-të.

Related posts

SHKARKIMI I VALVERDES/ Kush nga lojtarët u trishtua, ironizoi e kush e… injoroi

Delo.autor

KOMBËTARJA shkon për “stërvitje” në HOLANDË, “masakrohen” me 12 gola

Isa.Autor

U LARGUA NGA REALI PAS 16 SEZONESH/ Sergio Ramos përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment