Futboll Sport

SKANDALI SEKSUAL/ WAG zë në flagrancë yllin e futbollit të zhveshur me “prostitutën” (VIDEO)

Një WAG e futbollit rus, i ulëret bashkëshortit të saj pasi e ka kapur në flagrancë në një sauna, për ta akuzuar për tradhëti me një prostitutë lakuriq. Ylli i Spartak Moscow, Denis Glushakov, 31-vjeçar, po relaksohej në dhomën e avullit përpara një ndeshje të madhe, kur bashkëshortja e tij, Daria, 27 vjeçe, një kirurge dentare, e kapi në flagrancë. Ajo filmoi përplasjen me të shoqin teksa ai doli i zhveshur, mbuluar vetëm nga një peshqir, duke tentuar t’i rrëmbejë telefonin, teksa ajo pretendon se e ka kapur kapitenin e ekipit në “krim” e sipër.

Daria, mamaja e dy fëmijëve të futbollistit akuzoi: “Ata po qëndronin bashkë në tavolinë, kishte verë dhe fruta. Ajo ishte ulur në prehrin e tij, e zhveshur, ndërsa ai mbante një peshqir”. Momente më vonë, duke filmuar videon, ajo e akuzon: “Ja ku ndodhet prostitute e tij! Ja ku është. Edhe ai”. Më pas ajo e etiketon femrën tjetër si dashnoren e tij sekrete. Skena e saunas është shndërruar në virale në Rusi, ndonëse femra misterioze ishte veshur shumë shpejt në momentet kur Daria e ka filmuar në video.

Related posts

ZYRTARE/ Liverpuli “blindon” sulmin, njofton firmën me yllin portugez

F.autor

LIVE/ Juventus-Fiorentina, Alex Sandro barazon shifrat për “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

Real Madridi nis përgatitjen kundër Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment