I pakategorizuar

LARGIMI NGA KRYEQYTETASIT/ Hart: Respektoj ndershmërinë e Guardiolës, por jo mendimin e tij

Joe Hart thotë se ai e respektoi ndershmërinë e Pep Guardiolës, kur e largoi ​​atë nga ekipi i Manchester City, por jo mendimin e tij. Portieri anglez ka qenë zgjedhja e parë te “qytetarët” derisa erdhi trajner Guardiola, pastaj u detyrua të huazohej në Torino dhe te West Ham. Më pas, trajneri katalanas solli në “Etihad” Claudio Bravo dhe Ederson.

Hart, 31 vjeç, u bashkua me Burnley në këtë sezon dhe po shijon përsëri futbollin e Premier League. Ai thotë se nuk mban ndjenja të këqija ndaj trajnerit spanjoll, edhe pse nuk e respekton mendimin e Guardiolës për aftësinë e tij.

“Unë jam i ftohtë në raport me Pep, mendoj se është një trajner i nivelit të lartë, – tha portieri anglez për “Sky Sports”. – Ai u tregua i ndershëm me mua. E shikoja në sy dhe e falënderoja për ndershmërinë e tij. Natyrisht, nuk e falënderoja për mendimin që kishte mbi aftësitë e mia si portier. Kjo është ajo që është. Punova shumë, u stërvita fort me Manchester City, por nuk ia mbusha dot mendjen për të qëndruar”.

31-vjeçari nuk iu kushton vëmendje kritikave ndaj stilit të tij të lojës dhe aftësive teknike: “Unë bëj atë që trajneri kërkon prej meje, në maksimumin e aftësive të mia. Nuk po them se jam i shkëlqyer, as se jam i përsosur”.

Related posts

FORMULA 1/ Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position” në pistën e Sakhir

Delo.autor

MIQËSORE/ Holanda dhe Spanja ndahen në paqe. Gjermania mposht Çekisë, Belgjika përmbys Zvicrën

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtësi Doka: Është një ndeshje e rëndësishme në futbollin shqiptar, ja pse fitojnë “Bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment