Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË ANKTH/ Milan-Paqueta përfundon nën hetim: Një operacion i çuditshëm…

Lucas Paqueta te Milan është një operacion që do të realizohet. Por në Brazil po krijon shumë diskutime. Ditën e mërkurë, drejtori i përgjithshëm i Flamengo-s ka përgënjeshtruar një ndërhyrje të Real Madrid, duke shpjeguar se nuk do të ketë asnjë problem për transferimin e lojtarit te Milan. Këtë të enjte, ndërkohë, është shkruar një kapitull i ri në lidhje me këtë çështje.

HETIMI – Siç ka bërë të ditur “globoesporte.com”, Flamengo ka hapur një hetim të brendshëm në lidhje me shitjen e fantazistit të datëlindjes ’97. Presidenti i Këshillit Administrativ të klubit brazilian, Rodrigo Dunshee, kërkon të analizojë dy elementë: momentin e realizimit të shitjes, që është bërë në kulmin e kampionatit dhe me Flamengo-n që lufton për titullin; dhe çmimin e shitjes, 35 milionë euro, shumë më pak se klauzola 50 milionë euro që është në kontratën e lojtarit.

“OPERACION I ÇUDITSHËM” – “Transferimi i Paqueta ka karakteristika shumë të çuditshme. Merkato hapet në janar, por negociatat janë zhvilluar në mesin e kampionatit. Dhe çmimi është më i ulët në krahasim me klauzolën. Unë, si president i Këshillit Administrativ, nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm që të hedh dritë mbi këtë operacion. Do të hap një hetim të brendshëm për të kuptuar atë që ka ndodhur. Mendoj se është shumë e çuditshme, mendoj se ka interesa të tjerë në mes”, ka thënë Dunshee.

Related posts

Heynckes i kënaqur nga Bayern, gati për sfidën e kthimit në Champions

Q.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi 1-0, Ndërhyrje horror. Abazi ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

NGA TOTTENHAM TEK ELBASANI/ Mbrojtësi Marku: Do ta shpëtojmë sezonin, dua të arrij kombëtaren e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment