Futboll La Liga Sport

LOPETEGUI I BINDUR/ BENZEMA do të SHËNOJË një MAL ME GOLA, më shumë se…

Hulen Lopetegui tregon “muskujt” në konferencën për shtyp. Trajneri i Realit është krenar për fitoren e arritur dhe mbi të gjitha për formën që po kalon skuadra. “Më vjen mirë që po shënojmë dhe kemi vazhdimësi. Goli nuk është për një apo për dy lojtarë. Duhet të shënojnë të gjithë në mënyrë që të kemi sa më shumë alternativa në të ardhmen.

Djemtë interpretuan në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen. Benzema? Shënoi dy gola dhe tani ka 4. Sigurisht që mund të jetë ai golashënuesi i kampionatit. Kush tha që ai nuk mund të shënojë 40 gola në fund? Unë jam i bindur që mund t’ia dalë. Por, ai është një sulmues që ndihmon shumë edhe skuadrën. Nuk shënon vetëm gola”, tha fillimisht Lopetegui. Ai sqaroi zgjedhjen e Kurtuasë në portë, por edhe “të paprekshmit”.

“Vendosëm këtë herë që të luante Kurtua, por kemi dy portierë fantastikë. Ata nuk janë problem, por alternativa të mira. BBA? Nuk janë të paprekshëm, por preferova që t’u jap vazhdimësi në repartin e sulmit dhe kam marrë përgjigje pozitive. Jemi në moment të mirë, por gjithashtu kemi shumë për t’u përmirësuar”, tha trajneri i Realit.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Trajneri Allegri me 8 mungesa ndaj Napolit, rikthehet Ramsey

Delo.autor

KRIZË NË KAMPIONAT/ Barcelona barazon sërish, 4 ndeshje pa fitore në La Liga

Delo.autor

SULMI FINAL/ Reali i Madridit me strategji të qartë, ofertë Mbapesë ditën e fundit të merkatos

Delo.autor

Leave a Comment