Futboll Premier League Sport

JUVE-NAPOLI NË RREZIK/ Ja pse skuadra e Gatuzos mund t’a humbë në tavolinë ndeshjen dhe si po luftojnë me rregulloret

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ndeshjen Juventus-Napoli, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme. Pas dy rasteve pozitive në skuadër, Napoli nuk ka udhëtuar në Torino ditën e djeshme për ndeshjen që është programuar të luhet ditën e sotme.

Shkak për këtë u bënë autoritetet mjekësore, që e ndaluan skuadrën e Gatuzos për të udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen, me pretendimin se ata duhet të qëndrojnë të izoluar deri ditën e hënë ose të martë, për shkak se Elmas dhe Zielinski që rezultuan pozitivë, kishin pasur kontakte të afërta me pjesën tjetër. Megjithatë pavarësisht kësaj që është krijuar, Juventusi dhe Liga italiane dolën me njoftim se ndeshja do të luhet.

Bardhezinjtë presin që ndeshja të luhet, duke bazuar edhe te rregulloret që janë firmosur më parë, në rastet kur dikush nga klubet rezulton pozitiv. Liga italiane ka miratuar, se në rast se një skuadër i ka 13 lojtarë të pastër, pra jo me virus, atëherë ndeshja nuk anulohet, por ajo do të luhet, gjithashtu në rast se në skuadër ka mbi 10 lojtarë të infektuar, atëherë klubi ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e ndeshjes.SSC Napoli v Juventus - Serie A

De Laurentis do të kërkojë shtyrjen e ndeshjes, duke u bazuar në ato që kanë kërkuar autoritet mjekësore, për ta luajtur në një ditë tjetër, ndërkohë që nuk janë i këtij mendimi drejtues të Juventusit, që kanë vendosur të zbresin skuadrën në fushë në 20:45, ku sipas rregullores do presin 45 minuta në fushë dhe në rast se skuadra kundërshtare nuk paraqitet atëherë fitojnë në tavolinë 3-0. Priten zhvillime të tjera gjatë ditës së sotme…

Related posts

TOPI I ARTË/ Ylli i Juventusit nuk merr pjesë në ceremoni, e di se Modric është fituesi

Isa.Autor

Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona këtë verë

Sadik.Autor

“MOURINHO DONTE TË DREJTONTE BAYERN MUNICH”/ Rummenigge: Ja pse nuk e morëm

Delo.autor