Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS 16 MUAJSH “AGJERIM”/ Mesfushori shqiptar thyen tersin me klubin e tij Ajacio

Mesfushori Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës pas plot 1 viti e katër muaj.

23-vjeçari ka shënuar në triumfin 4-1 që skuadra e tij Ajacio, arriti ndaj Valenciene, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 9-të, duke thyer kështu tersin.

Goli i fundit i Laçit me fanellën e Ajacios datonte më 13 prill të vitit 2018 në sfidën ndaj Nancy të vlefshme për kampionat.

Ky është sezoni i tretë që mesfushori aktivizohet në radhët e klubit francez, teksa duhet theksuar që në këtë sezon të ri, hapësirat kanë qenë më të mëdha.

Laçi ka fituar gradualisht vendin e titullarit te Ajacio, teksa shpreson ta shpërblejë më së miri besimin e trajnerit.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e Uruguait zbukurojnë dhe ndriçojnë Rusinë

Sadik.Autor

Chelsea refuzon të paguajë klauzolën e lirimit të Sarri-t

Sadik.Autor

MESFUSHORI GJERMAN/ Kerem Demirbay, në “radarët” e Liverpoolit dhe Arsenalit

Isa.Autor

Leave a Comment