Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUSI/ Dybala “paralajmëron” Allegrin: Ja vendimi i fundit i Argjentinasit

Pas dy miqësoreve, në të cilat ai mori pjesë nga stoli për Argjentinën, Paulo Dybala do të kthehet në Torino sot me motivacion të madh. Për të pranuar se është “Joya” i njëjtë për Juventusin, i etur për shpengim me fanellën bardhezi, pas një fillimi jo të dëshiruar të sezonit. Në 3 javët e para të Seria A ai nuk ka shënuar ende asnjë gol.

“Unë e pranoj se nuk e kam filluar si sezonin e kaluar, apo në vitin 2016, – tha argjentinasi për mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport”. – Një gjë është e sigurt: dua të shkoj në Torino për të punuar me përkushtim dhe të kërkoj vendin tim te Juventusi.

Me siguri, dua të jem gati për të dielën dhe ndeshjen e së mërkurës në Champions, kundër Valencias. Ky kompeticion më jep më shumë motivim”. Allegri, me pak fjalë, është i paralajmëruar.

Related posts

“SYNIMI YNË ËSHTË KRYESIMI I GRUPIT”/ Flet Sarri: Ia kemi bërë të qartë Higuain dhe Dybalës se…

Delo.autor

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ Ja renditja e lojtarëve që kanë përkeqësuar vlerën e tyre në Serie A…

Delo.autor

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ ATALANTËS/ Ronaldo: “Teatri i Ëndrrave” ka marrë flakë, jemi Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment