Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË I KËNAQUR TEK LONDINEZËT/ Chelsea përgatit huazimin në janar për sulmuesin

Verën e kaluar Alvaro Morata u prezantua në “Stamford Bridge” si një super yll, por lëvizja e 25-vjeçarit nga Real Madrid u shndërrua shumë shpejt në një makth, pasi nuk ishte në një formë fizike aspak të mirë, të shoqëruar me lëndime të shpeshta. Sikur këto të mos mjaftonin, spanjolli nuk ishte as në listën e lojtarëve të preferuar të Contes, e megjithatë gjërat kanë ndryshuar më mbërritjen në Londër të Maurizio Sarri, ndonëse jo plotësisht. Morata po përballet me zëvendësimin e Olivier Giroud dhe raportet e fundit tregojnë se ai nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar tek “Blutë e Londrës”.

Sipas Transfer Market Web, Chelsea mund të huazojë Moratën në janar dhe, sipas tyre, kjo është edhe dëshira e vetë lojtarit; të jetç një figurë kyçe në skuadër. Autori i 132 golave në gjithë karrierën e tij, mësohet se mund të huazohet tek West Ham, me këta të fundit që kanë shfaqur interes për shërbimin e lojtarit. Milan, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund ishin tre skuadra që gjithashtu treguan interes për 25-vjeçarin, dhe ndoshta do të rikthehen sërish në “garë” nëse drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm që të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme.

Pasiguria në lidhje me të ardhmen e Moratës vjen pasi Sarri u shpreh se po vlerëson opsionet e tij sulmuese nga ndeshja në ndeshje. “Të shtunën Oliver luajti shumë mirë. Nuk shënoi, por ishte shumë i dobishëm për shokët e tij të skuadrës”, tha më herët Sarri për “rivalin” e Moratës, Olivier Giroud.

Related posts

BOJKOTI I ARBITRAVE/ Ardian Takaj: Gjithçka është e qëllimshme, duhet ta çojnë deri në…

Delo.autor

RISIA/ “Facebook” tjetër GODITJE televizioneve, transmeton SERIE A pa pagesë

Isa.Autor

SOLARI FLET SI TRAJNER I REALIT: Të shkojmë atje dhe të luajmë me… DY TOPA

Isa.Autor

Leave a Comment