Futboll Seria A Sport

NUK JANË ENDE GATI/ Higuain shpëton MILANIN nga humbja ndaj Cagliari (VIDEO)

Milan nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 në fushën e Cagliari. Cagliari shënoi pas vetëm katër minutash lojë me anë të Joao Pedro. Kurioz është fakti se ai shënoi në prekjen e tretë të topit në këtë sezon.

Fillimisht goditja e Pavoletti u ndal në shtyllë, por më pas topi shkoi te Joao Pedro dhe ky i fundit mposhti Donnarumma që nuk reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Milan barazoi në minutën e dhjetë të pjesës së dytë. Gonzalo Higuain mori me nuhatje një top vakant në qendër të zonës së vendasve dhe pasi dribloi portierin Cargno depozitoi topin në rrjetë me portën e boshatisur. Ky ishte goli i parë i argjentinasit me fanellën e kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Napoli dhe fitores në ndeshjen e dytë ndaj Roma, Milan arrin barazimin e parë në këtë kampionat dhe kësisoj, pas 270 minutash ka katër pikë, një ritëm që nuk do të mjaftojë për të arritur zonën Champions, objektivi kryesor i kuqezinjve.

Cagliari ka marrë pesë pikë në katër javët e para.

 

Related posts

AL HILAL BEZDIS GUARDIOLËN/ 87 mln euro në vit për B.Silvan. City vihet në ndjekje të yllit të PSG

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-West Ham. Rezultati 2-1

Delo.autor

“THUMBON” NEDVED DHE FEDERICO CHIESA/ Commisso: Kur u çua ai biondi pata frikë, tani le të pijë kamomil…

Delo.autor

Leave a Comment