Futboll La Liga Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ VAR-i shndërrohet në “mollë sherri” mes ekipeve spanjolle

Video Assistant Referee (VAR) është sistemi i cili ka evoluar arbitrimin në futboll. Për kampionatin spanjoll ky mekanizëm është në vitin e parë të tij dhe ka sjelle shumë debate e polemika mes ekipeve.

Në 5 javët e para ka pasur shumë raste të cilat kanë qënë të diksutueshme ku janë marrë dhe vendime të gabuara të cilat kanë penalizuar padrejtësisht disa ekipe. Rastet që kanë bërë më shumë bujë janë padyshim të ekipeve elitare që janë Real dhe Barcelona.

Goli Asensios që i dha fitoren Realit kundra Espanjolit ishte një prej golave që solli polemika. Nga ana e kampit “blaugran” ankohen për kartonin e kuq të Lenglet ndaj Gironës. Padyshim ka pasur dhe raste të tjera të dyshimta duke e nxjerrë sistemin VAR si të padobishëm dhe një “mollë sherri” mes ekipeve.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Njihuni me heroin e Holandës që u bë futbollist falë gjyshes së tij

Isa.Autor

PAS 20 VITESH/ Ashly Cole i jep fund karrierës në futboll, ja profesioni i ri…

F.autor

Souness: Klopp duhet të fitojë trofe te Liverpooli për të qenë i suksesshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment