Futboll Seria A Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Gattuso: Më duket e padobishme që të rrezikojmë me…

Pas 3 barazimeve të njëpasnjëshme, Milani është i detyruar të ndryshojë kursin. Duhet një fitore, por kundër kuqezinjve do të vihet Sassuolo (si pritëse) nesër, në orën 20:30, e cila në fillim të këtij kampionati ka befasuar, duke qenë forcë e tretë në renditjen aktuale të Seria A.

Gennaro Gattuso, në një konferencë për shtyp, foli për mbështetjen e klubit ndaj ekipit në këtë kohë të vështirë: “Mbështetja nuk na mungon, jemi duke kërkuar për qetësi. Ndjekja e fitores po kthehet në një barrë, por klubi është duke na ndihmuar ta kalojmë këtë situatë negative. Lojtarët dhe unë duhet të gjejmë rrugëdaljet, nuk krijojmë alibi. Kemi shumë pak për të folur, për fat të keq, pasi nevojitet ta tregojmë veten në fushën e lojës, por edhe duke qarë nuk zgjidhim gjë”.

“Emilia Stadiumi Reggio” është historikisht i favorshëm për Suso. Trajneri i kuqezinjve ka komentin e tij në këtë pikë: “Ne kemi nevojë për Suso, kundër Empolit luajti mirë. Natyrisht, kjo transfertë nuk do të jetë e lehtë, sepse do të përballemi me një ekip që luan futboll të mirë, një nga më të afërtit me Juventusin. De Zerbi është një trajner i mirë, ai shpesh e ndryshon stërvitjen dhe ka ditur të fitojë në një fushë të vështirë, si në Ferrara.

Në sulm kemi shumë probleme. Borini ka shqetësime në kyçin e këmbës, Higuain ende nuk është në më të mirën e tij. Të rrezikojmë me të do të ishte e kotë, edhe pse do të shohim se çfarë është në gjendje të bëjë nesër. Ne jemi përpjekur për ta bërë gati, por një edemë e shqetëson ende. Pastaj Cutrone, që nuk është 100%”.

Gattuso ndalet edhe në gabimet e bëra nga skuadra e tij: “Ne kemi humbur disa gjëra në nivelin teknik, ndaj po paguajmë me mosmarrjen e tri pikëve në ndeshje. Duhet të punojmë për të mos menduar në lidhje me faktorë të jashtëm negativë, që ndikojnë në rezultatet tona. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i ngarkuar shumë djemtë”.

Një pyetje disi provokuese për trajnerin e Milanit: André Silva është i mahnitshëm te Sevilla? “Ju e dini se çfarë ka ndodhur. Kur një lojtar dëshiron të largohet, është e vështirë për ta mbajtur atë. E njëjta gjë vlen edhe për Bacca, ai më tha se familja e tij ishte mirë në Spanjë. Dhe në situata të tilla nuk mund të bësh asgjë si trajner”.

Related posts

INJORON BARCELONËN/ Zidane: Shoh ndeshje për qejf

Delo.autor

Chelsea kalon në epërsi, shënon golin Ruben Loftus-Cheek (VIDEO)

Isa.Autor

DO TË SFIDOJNË KUQEZINJTË/ Flet Ranieri: Kualjarela për ne, si Ibrahimoviç për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment