Futboll La Liga Sport

PEREZ prezanton SUPER projektin dhe vendos: REALI s’do të luajë kurrë aty

Florentino Perez shpjegoi qëllimin e borxhit për të filluar punimet e stadiumit dhe dha detaje mbi procesin e rimodelimit dhe mbi projektin. “Në maj të 2017 u aprovua plani definitiv për stadiumin, çka i hap rrugë ndërtimit të tij, ne vetëm duhet të miratojmë propozimin e financimit në këtë asamble”, ka thënë numri një i Real Madrid në asamblenë e ortakëve të klubit.

“Për muajt e ardhshëm është planifikuar publikimi i punës. Kostoja do të ishte 400 milionë euro, por modifikimi i projektit në përputhje me detyrimet e reja të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Madridit ka çuar në një rritje prej 525 milion eurosh, 300 prej tyre për punime civile dhe 100 për pajisje teknologjike dhe inovacioni”.

“Shfrytëzimi i stadiumit të ri do të na sjellë 150 milionë euro në sezon. Bernabeu i ri do të jetë më modern, më i sigurt. Ka dy qëllime, përmirësimin i rehatisë dhe së rritjen e të ardhurave”.

“Të gjithë sektorët do të kenë vende të reja, shërbime të reja, dy kullat e reja në Castellana do të lejojnë një evakuim më të balancuar, qasje më të mirë dhe kalimi i spektatorëve do të jetë më i lirshëm”.

“Përparimet teknologjike dhe mediat audiovizive do të jenë të pranishme në të gjithë stadiumin. Do të ketë 800 vende të reja për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe dy dyqane, një në Castellana dhe tjetra në Padre Damián”.

JO AMERIKËS
Teksa diskutimet për zhvillimin e ndeshjeve të La Liga-s jashtë Spanjës vazhdojnë, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka siguruar se skuadra e tij nuk do të përfshihet në këtë projekt.

“Ne nuk do të shkojmë në Amerikë, nuk e kuptoj se çfarë e mire do të na vinte nga kjo. Do të refuzojmë kategorikisht të luajmë ndeshje të tilla”, ka thënë numri një i “Los Blancos”.

 

Related posts

SHOW DHE SPEKTAKËL/ Sfida Mayweather-Nasukawa, ja rregullat se si do të zhvillohet dueli

Isa.Autor

VIDEO/ Bayern kalon në avantazh ndaj Schalkes, ja autori i golit

Q.Autor

PLAS GALLATA/ Djaloshi e pyet Van Persin: A do të martohesh me mamanë… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment