Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 3-0

Po luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Mirsad Jonuz vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që bardhekuqtë e Ilir Dajës, triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Teutës, të shtunën e kaluar.

Në 5 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 9 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që kuqeblutë janë pozicionuar në vendin e 7-të me 6 pikë.

Për sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat nga të dyja kampet, teksa si Jonuz ashtu dhe Daja nuk kanë pasur në dispozicion kontingjentin e plotë të lojtarëve.

LIVE| VLLAZNIA-SKËNDERBEU 3-0

Lika 41′ (p), 68′ (p), Zogaj 86′

KOMENTI LIVE: 

84′ GOOOOL VLLAZNIA 3-0/ Shënon sulmuesi i sapofutur në lojë, Silvjo Zogaj! Fantastik talenti shkodran, të cilit i mjaftojnë vetem disa sekonda për të realizuar një gol mjaft të bukur! 

83′ Zëvendësim  i tretë te Vllaznia, largohet Shtubina, vendin e tij e zë Zogaj.

80′ Zëvendësim i dytë te Vllaznia, largohet Kruja në fushë Emerson!

76′ Edhe Vllaznia kryen zëvendësimin e parë, largohet Gligorov në fushën e lojës Ristevski.

71′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Asion Daja në lojë Taipi.

68′ GOOOL VLLAZNIA 2-0/ Gilman Lika tregohet përsëri i saktë, duke realizuar golin e dytë nga pika e bardhë! 

67′ Tjetër penallti për Vllazninë! Ishte përsëri Turtulli ai që e shkakton, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Ndriçim Shtubinës!

66′ Provon Dejvi Bregu, topi shkon mbi kuadrat! Drithërima në portën e Sherrit!

65′ Goditje dënimi për Skënderbeun në një pozicion tepër të favorshëm!

63′ Shans i artë për Vllazninë, për të realizuar golin e dytë.  Kruja i vetëm brenda zonës, lëviz bukur, por gabon në momentin e fundit, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

60′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Muja, vendin e tij e zë Oto Xhon.

58′ Mundësi e mirë për Vllazninë për të shënuar golin e dytë, por nuk tregohet i saktë Hygor, i cili gjuan jashtë kuadratit.

50′ Skënderbeu pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Dejvi Bregut brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj. Vlonjati ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

46′ Starton pjesa e dytë!

Related posts

TJETËR “KRYEVEPËR” NGA LA LIGA/ Argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Delo.autor

Nga Udinese te Napoli, këta janë dështimet e javës së 32-të

Sadik.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E NEYMAR/ PSG gati 90 milion euro për sulmuesin 24-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment