Formula 1 Sport

PILOTI BRITANIK NXITI FANSAT TË FILLOJNË NJË DIETË VEGANE/ Alonso kritikon Hamilton për hipokrizi: Nuk mund të hedhësh…

Fernando Alonso ka kritikuar Lewis Hamilton për hipokrizi pasi ai ka nxitur fansat e tij të fillojnë një dietë vegane.

Piloti britanik, i cili mund të fitojë titullin e gjashtë botëror në Meksikë fundjavën e ardhshme, është një vegan dhe ka nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Komentet e tij kanë marrë kritika edhe nga Alonso: “Mendoj se programin e ushqimit do ta mbaj për vete,” shprehet Alonso për Cope.

“Nuk do të nxirrja kurrë një mesazh si ai i Lewis. Nuk mund të hedhësh një mesazh sot, edhe të nesërmen të bësh të kundërtën.

Të gjithë e dimë stilin e jetës së Lewis, dhe faktin që pilotët e F1 i hipin avionit 200 herë në vit. Nuk mund të thuash ‘mos ha mish’.”

Related posts

UEFA “zë mend” nga SHQIPËRI-SERBI/ Ndalon këto përballje “të nxhehta”

Isa.Autor

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Delo.autor

VALENCIA-ATLETICO MADRID/ Gafë qesharake, Savic realizon një autogol në favor të vendasve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment