Futboll Sport

MUNDI FLAMURTARIN/ Shehi nga “kursant” në “profesor”, me një ekip “fëmijësh”

Fitorja në Vlorë ndaj Flamurtarit ka ritheksuar edhe një herë hegjemoninë që vijon prej thuajse një dekade: Skënderbeu mbetet ekipi për t’u mundur. Mungon dirigjenti i vjetshëm, madje edhe disa pjesëtarë të rëndësishëm të orkestrës, por muzika mbetet po e njëjta, e ëmbël për t’u dëgjuar, e bukur për t’u shijuar.

Beason fakti se si djemtë e Orges Shehit po bëjnë edhe më mirë se sa skuadra e vjetshme, kur trajneri ishte ende një kursant dhe po studionte për profesor.

Një paralelizëm perfekt: 3 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Shtatë gola të realizuar, teksa ndryshimi i vetëm qëndron tek ata të pësuar. Këtë sezon, vetëm 1 gol i pësuar, ndërsa vjet 2 gola të pësuar.

Rezultati ndaj Flamurtarit është i njëjtë, po 2-0, teksa bie në sy mosha mesatare tepër të re nëse krahasohen dy formacionet titullare. Plot tre vite diferencë, me vetëm tre veteranë që konfirmohen: Muzaka, Radas dhe Vangjeli.

Skuadra e Shehit argëton dhe bind, por sidomos ka soliditet.

Grushti i marrë nga UEFA mund të ishte për këdo shumë i fortë dhe, e thënë në mënyrë metaforike, mund të dërgonte në tapet edhe një dem, por nuk ndodhi kështu me Skënderbeun, që ashtu si vjet, mbetet favoriti.

Related posts

Çfarë po ndodh me Milanin, Arsenali shënon sërish

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Marotta mohon kontaktet me “Pleshtin”, por tifozët e Inter…

Delo.autor

Manchester City shfaq interes për kapitenin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment