Futboll Seria A Sport

ZBULON TAKTIKËN E VEÇANTË ME KUMBULLËN/ Mourinho: Hyri me buzëqeshje për të markuar… portierin

Marash Kumbulla kishte sot mundësinë të luante pak minuta në fund të ndeshjes mes Romës dhe Torinos. Aktivizimi i tij në minuta shtesë të sfidës të Serisë A fillimisht u mendua se ishte thjesht një vonesë kohe nga Murinjo. Por ka qenë vetë trajneri ai i cili ka shpjeguar se e kishte hedhur me një detyrë shumë të qartë e të veçantë në fushë mbrojtësin shqiptar.

Me sa duket, detyra e Kumbullës ishte që në ato minuta, të markonte portierin kundërshtar, Milinkoviç- Saviç, i cili falë shtatlartësisë së tij do të dilte në sulm në momentet e fundit kur do të kishte goditje standarte apo harkime të gjata. Kumbulla, i cili shquhet për një lojë të mirë në ajër, iu duk trajnerit si zgjidhja e këtij problemi.

“Kumbulla hyri në fushë në minutën e 94-t vetëm për të markuar Milinkoviç dhe e bëri me buzëqeshje, Nuk është ndeshja e kthesës, do të ketë gjithmonë humbje gjatë sezonit, ndaj them se nuk është e kthesës. Por është ndeshja e krijimit të një lloj mentaliteti. Më pëlqen të fitoj 4-0, por fitore si këto më pëlqejnë edhe më shumë.

Mendova në fund të ulja në stol Zanilo e Abraham që të pushonin, por pastaj mendova që kisha nevojë që Kumbulla të markonte Milinkoviç, ndaj nuk i ndërrova”, shpjegoi Murinjo detyrën specifike për mbrojtësin kuqezi në ato pak minuta në fushë.

Related posts

(VIDEO) Shaqiri kërkon të bëjë “mrekullin”, tenton një goditje spektakolare

Q.Autor

“NUK TINGËLLON ASPAK KEQ!” Iniesta, i hapur ndaj idesë që legjendat të qeverisin Barcelonën

Delo.autor

NJË MOMENT I BUKUR PËR TË FESTUAR/ Ditë e veçantë për Milanin, klubi feston 121 vjetorin e krijimit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment