Futboll La Liga Sport

REALI NË FESTË/ Lopetegui e fillon si Zidane dhe Mourinho, kur ata fitonin La Ligan

“Ne jemi të pasionuar për ta fituar La Liga-n, sepse ajo na teston javë për javë”, – paralajmëroi Lopetegui. Real Madridi ka fituar vetëm dy tituj kampioni në Spanjë, në 10 sezonet e fundit. Ekipi i bardhë ka grumbulluar 13 pikë në pesë javët e para të kampionatit spanjoll (La Liga). Ky është produkti i trajnerit Julen Lopetegui, deri në fitoren e fundit ndaj Espanyol.

Një start i ngjashëm me atë të Zidane dhe Mourinho, kur ata fitonin titullin në fund të sezoneve 2015-2016 dhe 2011-2012, respektivisht. Francezi e përfundoi kampionatin me 93 pikë, ndërsa portugezi me 100 pikë. Të dy si kampionë. Lopetegui, me barazimin e djeshëm të Barçës kundër Girona, është bashkëudhëheqës i La Liga-s me katalanasit.

Ky është starti i dytë më i mirë i kampionatit nga “Los Blancos” që nga momenti kur fitorja u vlerësua me tri pikë, 23 vjet më parë. Lopetegui e di se puna e tij do të vlerësohet në një masë të madhe nga ajo që do të bëjë në La Liga. Klubi madrilen ka fituar katër nga pesë Champions-it e fundit, por ka bërë gabime në kampionatin spanjoll. Aktualisht, Real Madridi ka pesë pikë më shumë se sezonin e kaluar, në të njëjtin “stacion” të garës.

Me Lopetegui, në sezonin 2018-2019

Data Ndeshja Rez. Pozicioni
22/09/2018 R. Madrid-Espanyol 1-0 2º
15/09/2018 Athletic-R. Madrid 1-1 2º
01/09/2018 R. Madrid-Leganés 4-1 2º
25/08/2018 Girona-R. Madrid 1-4 1º
18/08/2018 R. Madrid-Getafe 2-0 4º

Me Zidane, në sezonin 2017-2018

Data Ndeshja Rez. Pozicioni
20/09/2017 R. Madrid-Betis 0-1 8º
17/09/2017 R. Sociedad-R. Madrid 1-3 4º
09/09/2017 R. Madrid-Levante 1-1 7º
27/08/2017 R. Madrid-Valencia 2-2 5º
20/08/2017 Deportivo-R. Madrid 0-3 1º

Related posts

“NE KISHIM NEVOJË PËR TË”/ “Engjëll dhe djall” te Barcelona, Xavi “ngre supet” për Dembele

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Policia në LA: Në helikopter ishin 9 persona

F.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Barazim në “PAQE”, Dinamo dhe Partizani ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment