Futboll Sport

RIKTHIMI I IZRAELIT NË “ELBASAN ARENA”/ Trajneri Andreas Herzog: Maksimumin ndaj Shqipërisë

Izraeli kthehet të luajë në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares shqiptare, këtë radhë në Ligën e Kombeve.

 Edhe pse në kualifikueset e Kupës së Botës izraelitët fituan 3-0 në këtë stadium, në fund të kualifikueseve ishte kombëtarja jonë ajo që pati klasifikimin më të mirë në grup. Për trajnerin e Izraelit, Andreas Herzog, i cili ndaj skuadrës sonë përfaqësuese ka përvojën e tij të parë si trajner në nivele të tilla të futbollit, tashmë skuadra e Izraelit do të nisë një kapitull të ri.

“Kualifikueset e fundit janë lënë pas. Jemi në një cikël të ri. Liga e Kombeve është një kompeticion i ri dhe një shans i madh për çdo skuadër për tu kualifikuar. Shpresojmë që të përfitojmë në maksimum. Por tani kemi ndeshjen kundër Shqipërisë. Ka në përbërje disa lojtarë të rinj, kështu që na duhet të shohim se si do të luajmë, por ne e njohim forcën tonë”, deklaroi Herzog.

Kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho deklaroi se lojtarët do ta dëgjojnë për çdo gjë Herzogun për të fituar këtë ndeshje: “Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë atë çfarë do të na thotë trajneri. Do të gjejmë pikat e dobëta të futbollistëve shqiptarë dhe aty do të punojmë shumë. Shpresojmë që të fitojmë”

Related posts

ËSHTË 19-VJEÇ/ Mbappe dhuron për bamirësi, të ardhurat nga Botërori

Isa.Autor

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Veseli fiton betejën me COVID-19 dhe është gati, Gjasula ende pezull

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një super asisti nga Jorginho, Werner realizon një “PERLË” ndaj Southampton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment