Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Interi ndaj Parmës me Icardin në stol, Napoli do kthesën me Fiorentinën

Pas emocioneve që dhuruan ekipet kombëtare, në fundjavë do të rikthehet futbolli i klubeve. Këtë të shtunë, në Serinë A, Interi do të ngrejë siparin e javës së 4-t, pasi do të presë në “San Siro” Parmën, në orën 15:00. Zikaltrit do të kërkojnë të marrin fitoren e 2 radhazi pas asaj me Bolognan, ndërkohë që Parma vjen pas një barazimi me Livornon.

Luciano Spalletti ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë sulmuesi titullar, por sipas mediave italiane, Mauro Icardi do të ulet në stol për t’i lënë vendin Keitas. Argjentinasi ishte lojtari i fundit i cili u kthye me grupin e Spalletti kërkon ta ruajë edhe për ndeshjen e Champions League kundër Tottenham.

Ndeshja më e fortë për këtë javë është ajo mes Napolit e Fiorentinës. Aktualisht, të dy ekipet kanë nga 6 pikë, me klubin vjollcë që ka akoma një ndeshje për të luajtur. Në sfidë e fundit, skuadra e Ancelottit pësoi humbjen e rëndë kundër Sampdorias pas 2 fitoreve radhazi me Lazion e Milanin, ndërkohë që Fiorentina fitoi me shumë vështirësi me Udinesen. Të dyja skuadrat pritet të bëjnë një lojë mjaft agresive e sulmuese, në kërkim të fitores së radhës.

Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 20:30, Frosinone do të presë Sampdorian, më synim fitoren e parë sezonale, pasi në tri javë ka marrë vetëm një pikë. Nga ana tjetër, skuadra nga Gjenova shpreson të shfrytëzojë entuziazmin e suksesit me Napolin, për të krijuar një vazhdimësi rezultatesh pozitive.

Related posts

PAVARËSISHT SE NUK KA KRAHË/ Triumfi i notarit para-olimpik, ka fituar 4 medalje të arta

Delo.autor

SERIE A/ Revolucion te Juventusi, Higuain drejt largimit

Sadik.Autor

CHELSEA BËN PAZAR NË MILANO/ Jo vetëm Onana, blutë kërkojnë edhe yllin e Interit

F.autor

Leave a Comment