Futboll Sport

U mund nga Skënderbeu/ DAJA ndihet i tradhëtuar: Nuk mund t’i mësoj lojtarëve si të…

Ilir Daja në një prononcim për Supersport pas ndeshjes është shprehur se lojtarët duhet të mësojnë të marrin topin dhe ta pasojnë atë, pasi kjo është shumë e rëndësishme.

“Për të bërë analizën ka pak gjëra, pasi 15 minutat e fundit kundërshtari e mori situatën në dorë. E dinim që Skënderbeu do luante fortë. Gjithsese ajo që nuk shkoi sot ishte fakti se nuk mundem t’i mësoj lojtarëve të marrin dhe pasojnë topin, pasi kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të përmirësojmë anën psikologjike, pasi edhe në Gjirokastër fituam pjesën e parë dhe më pas e komplikuam. Lojtarët duhet të vlerësojnë në maksimum vlerat e tyre.

Të them të drejtën, e kisha me një individ të veçantë që u irritova, pasi nuk mundet që një lojtar të ndryshojë vendosjen, pasi janë gjëra që nuk ia lëm rastësisë dhe nuk mundet askush që të dali mbi atë që quhet disiplinë taktike, pasi ajo çrregulloi ndeshjen. Ne duhet të kthejmë besimin te lojtarët. Brenda këtij grupi ka cilësi, pasi ky është një refleksion, pasi Flamurtari edhe vitin e kaluar ka patur bilanc negativ me Skënderbeun”.

Related posts

“ME PSG-NË NJË FINALE E PARAKOHËSHME”/ Courtois: Ëndërroj Champions-in me Realin

Delo.autor

Reali ‘zhgënjen’ sërish, barazon por kalon në çerekfinale të ‘Copa Del Rey’

Q.Autor

Mario Balotelli dëshmitar i Festivalit Antiracist në Pontida

Sadik.Autor

Leave a Comment