Futboll Premier League Sport

Sherri i Murinjos me Pogbanë/ Portugezi e provokoi qëllimisht përplasjen sepse…

Marrëdhënia mes Zhoze Murinjos dhe Pol Pogbasë këto javët e fundit duket se ka prekur fundin. Heqja e shiritit të zv/kapitenit nga ana e trajnerit portugez dhe tribuna e francezit në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Derbi Kauntit ishte si pika e ujit që derdhi gotën.

Trajneri ka përsëritur publikisht se mes tyre nuk ka asnjë problem, por pamjet që “Sky Sports” publikoi në stërvitjen e mëngjesit të së mërkurës, menjëherë pas ndeshjes, tregojnë krejt të kundërtën. Ato shfaqën Murinon që nuk kishte asnjë qëllim për të përshëndetur lojtarin e tij, përpara se ta thërriste përpara stafit të tij dhe Xhon Alenit, shefit të zyrës së shtypit të “djajve të kuq”.

Biseda, e cila fillimisht mbeti mister, tashmë është zbardhur nga shtypi ishullor: “Xhon, hajde këtu të lutem. Kur e ka postuar Pol videon në ‘Instagram’?”, e pyeti 55-vjeçari Alenin në lidhje me videon që kampioni i botës postoi duke qeshur në tribunë, ditën që Mançesteri u eliminua nga Kupa e Ligës dhe po bënte një ndeshje të komplikuar ndaj Derbi Kauntit. Kjo është arsyeja përse francezi ngre supet dhe e shikon i çuditur trajnerin e tij, të cilit i kërkon motivin e zemërimit të tij.

E BËRI QËLLIMISHT – Shtypi britanik zbulon edhe një tjetër detaj nga përplasja mes të dyve. Burime nga klubi bënë me dije se portugezi mund t’i kishte shmangur transmetuesit televizivë (“Sky Sports”, produksionin e Premier Ligës dhe televizionin e klubit “MUTV”) nëse do të donte, duke i nxjerrë jashtë kamerat, por ai e kërkoi qëllimisht debatin në sytë e televizioneve, si pjesë e planit të tij për të treguar forcën e tij.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS/ Real Madrid në ndjekje të “9”-tës për të mbushur boshllëkun

Sadik.Autor

Lajme të këqija për Atleticon/ Sulmuesi dëmtohet rëndë në gju dhe humb…

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Conte qëndron pas hezitimit të Dembele për të rinovuar me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment