Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ Legjenda e MILANIT në akuzë për zhdukjen e 88.3 milionë eurove

Një mal me pará është zhdukur. Nuk ka asnjë gjurmë të një kontejneri që mbante 88,3 milionë euro në kartëmonedha liberiane të stampuara në Kinë dhe Suedi me urdhër të qeverisë afrikane

Gjurmët e parave janë humbur pas mbërritjes së tyre pa probleme në portin e Monrovias, kryeqyteti i Liberisë, duke shkaktuar një polemikë po aq të madhe sa vlera ekonomike e shifrës në fjalë, një tërmet i vërtetë për qeverinë e George Weah, i zgjedh president i vendit më pak se një vit më parë mes premtimeve për transparencë dhe deklarata për luftë ndaj korrupsionit, plagët më të mëdha të Liberisë.

Shifra e zhdukur korrespondon me 5% të PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto) të vendit afrikan dhe, duke parë varfërinë e madhe të Liberisë, zhdukja e thesarit është kthyer në një çështje kombëtare. Weah ka fajësuar paraardhësin e tij, çmimin Nobel Ellen Johnson Sirleaf, i cili ka përgenjeshtruar gjithçka.

Kartëmonedhat ishin urdhëruar nga Sirelaf në 2016-ën dhe, sipas burimeve të qeverisë, kanë mbërritur në Monrovia nëntorin e kaluar, domethënë kur Sirelaf ka qenë akoma në pushtet, por dokumentet zyrtare të portit, që janë publikuar nga shtypi, tregojnë se kontejneri i çmuar është zhdoganuar mes shkurtit dhe marsit, domethënë kur administrata e re kishte marrë pushtetin. Një zbulim ky që ka dëmtuar imazhin e presidentit Weah.

Qeveria ka nisur një hetim, por populli kërkon që ky hetim të bëhet nga organe të pavarura. Që nga momenti që Weah ka marrë pushtetin, dollari liberian ka humbur 20% kundrejt atij amerikan, inflacioni është rritur dhe qeveria e ish-yllit të Milan është kritikuar në nivel lokal, ashtu si dhe nga ndërkombëtarët. Zhdukja e kontejnerit ka përkeqësuar gjithçka.

Related posts

LAJM I MIRË NGA SERIE A/ Del përgjigjja e tre lojtarëve të Fiorentinës për testet e Covid-19!

Delo.autor

SHPËRTHEN LOPETEGUI: Po na MASAKRONI, kemi të njëjtat pikë si kryesuesit e Ligës

Isa.Autor

TRONDITET FORMULA 1/ Max Verstappen me akuza të rënda ndaj Ferrarit, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment