Futboll Premier League Sport

SKANDALI/ PËRDHUNOI MINORENEN: Ja kur pritet të kthehet në fushë lojtari i njohur

Adam Johnson shpreson t’i bashkohet ekipit Hartlepool United, pas lirimit nga burgu. Ai kërkon të rifillojë karrierën e tij si futbollisti në nivelin e pestë ë futbollit anglez. Ish-lojtari i Manchester City-t dhe Sunderland ka hedhur poshtë një ofertë për të luajtur në Kinë. 31-vjeçari pritet të nënshkruajë me Hartlepool. Miqësia me menaxherin e klubit, Matthew Bates për vite me radhë e shtyn atë që të luajë me “Pools”.

Sipas një burimi të brendshëm të “The Sun”, Adami u ka thënë miqve të tij se Hartlepool është një destinacion i mundshëm”. Ky klub aderon në National League, pas rënies nga Football League vitin e kaluar.

Johnson u dënua me gjashtë vite burg pasi kishte dhunuar seksualisht një vajzë minorene në vitin 2016-të. Ai po përpiqet që të rifitojë bashkëshorten e tij, Stacey Flounders, 27-vjeçe dhe vajzën e tyre, Ayla,tri vjeçare. Ai pritet që të lirohet nga dënimi në burg në muajin mars. Babai i tij, Dave, në një bisedë për “The Sun” tha se nuk ishte në dijeni që klubi Harlepool dëshironte të afronte 31-vjeçarin.

“Është lajm edhe për ne, nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, nuk kemi biseduar rreth kësaj”- tha ai.

Related posts

PLAS TE BAJNERI I MYNIHUT/ Sherr me trajnerin Nagelsman, futbollisti braktis stërvitjen

F.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit të uritur”, shënon Aguero

Delo.autor

Kthehet në kampionat si trajner, legjenda e MILANIT nuk e harron të kaluarën

Isa.Autor

Leave a Comment