Futboll Sport

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Kastrioti – Laçi: Barazim me gola dhe kartona të kuq

Kastrioti dhe Laçi ndanë këtë të diel pasdite nga një pikë, pasi sfida mes tyre u mbyll në barazim 1-1, ndërsa të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë vetë në fushë. Golat u shënuan vetëm në fund, pasi të dy ekipet po luanin me nga një lojtar më pak.

Fillimisht ishte Junior në minutën e 78-të që kaloi në epërsi krutanët, kur goditi saktë me të majtë nga jashtë zone, me portierin e bardhezinjve Selmani të pamundur që të ndërpriste rrugën e topit drejt rrjetës. Por dhjetë minuta më pas, Fangaj riktheu ekuilibrin e plotë në lojë, kur pasi arriti të dilte i lirë brenda zonës krutane, goditi saktë në kuadrat.

Pas një fitoreje dhe tri humbjesh rresht, Kastrioti merr edhe barazimin e parë në këtë sezon. Nga ana tjetër, Laçi mbetet përsëri i pamposhtur pasi siguroi barazimin e katërt, ndërkohë që ka edhe një fitore, të siguruar në javën e dytë.

Kastrioti e nisi në sulm pjesën e parë, në përpjekje për të shënuar shpejt, por asnjë prej skuadrave nuk krijoi rrezik para portës kundërshtare. Në kohën shtesë të pjesës së parë, Kastrioti mbeti me një lojtar më pak kur Çela morit kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Fangajt.

Në pjesën e dytë Laçu provoi të përfitonte nga superioriteti numerik, por në rastin më të mirë që pati, Altiparmakovski e shpërdoroi edhe pse ishte me portën e boshatisur. Në mes të pjesës së dytë miqtë mbetën gjithashtu me një lojtar më pak, kur Najdenov mori të verdhin e dytë.

Por edhe pse krutanët mundën të kalonin në avantazh pas këtij momenti, laçianët arritën të siguronin një pikë mjaft të rëndësishme.

Related posts

KATAR 2022/ Italia mposht Bullgarinë falë dyshes Belotti-Locatelli dhe mban kreun e Grupit C

Delo.autor

MADHËSHTORE/ Kolumbia dhuron spektakël në Amerikë, James shënon supergol

Isa.Autor

Ndeshja kundër Realit, zbulohet sa do mungojë Neymar

Q.Autor

Leave a Comment