Futboll Seria A Sport

“Goli” që ndezi “luftën” MILAN-JUVE/ Ish-zyrtari i KUQEZINJVE: Me VAR-in do ishte i…

Goli i anulluar i ish-futbollistit të Milanit Sulley Muntarit në 2012 në supersfidën ndaj Juventusit nuk do të harrohet për një kohë të gjatë nga tifozët e Milanit. Ganezi realizoi një gol tërësisht të rregullt, por arbitri i takimit e konsideroi të pavlefshëm duke e lënë ndeshjen në barazim.

Sot pas 6 vitesh, ish-drejtori i përgjithshëm i “Djallit” Adriano Galliani i është kthyer sërish atij episodi që ndikoi dhe te gara për titullin kampion. Ai deklaroi se në rast do të përdorej sistemi Vizual i Asistimit të Arbitrit (VAR), goditja e ganezit do të akordohej si gol i rregullt.

“E pashë Tagliaventon te ndeshje Monza-Ternana, sepse punon te Ternana në këtë moment. Bëmë shaka me të. Sigurisht, VAR-i ka eliminuar shumë gabime në gjykim. Ndosha me golin e Muntarit historia e futbollit italian do të ndryshonte, por tani ccdo gjë është e parëndësishme për të folur për të kaluarën dhe është e nevojshme të shohim përpara”, u shpreh Galliani.
Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani morën këtë vit në zotërim klubin e Serisë C Monzën.

Related posts

SFIDON ARMIQTË E MANCHESTER CITYT/ Mesfushori serb Matic: Mos shikoni ëndrra me katër trofe…

Delo.autor

NIS OPERACIONI FSHESA NË VERË/ Real Madrid nxjerr 17 lojtarë me valixhe në duar, ja emrat

Delo.autor

“LEKU LETËR”/ Barcelona hyn në histori, bën ligjin mbi të gjithë sportet

Isa.Autor

Leave a Comment