Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Inter-Fiorentina: Në “San Siro” projektohet një ndeshje spektakolare

Mesjavë e ngjeshur me ndeshje nga tre kampionatet elitare në Europë, Seria A, Bundesliga dhe la Liga. Kështu këtë të martë, futbolli italian përfaqësohet me një sfidë mjaft të nxehtë, Inter-Fiorentina, që do të nisë në orën 21:00, në “San Siro”.

Pritshmëritë për këtë përballje janë të larta, pasi të dyja skuadrat vijnë pas sukseseve në kampionat, zikaltrit me Sampdorian 0-1 dhe skuadra vjollcë me Spalin 3-0, aq më tepër që në 4 ndeshjet e fundit të luajtura në “San Siro” janë shënuar plot 15 gola, me nga dy fitore për secilën skuadër. Projektorët do të jenë të drejtuar nga Mauro Icardi, që i ka shënuar plot 10 herë në karrierë ekipit toskan. Sulmuesi argjentinas duhet të fshijë një rekord negativ, atë të zero golave të shënuar në 5 javët e para të Serisë A.

Statistikat në këtë fillim sezoni favorizojnë Fiorentinën, që ka 3 pikë më shumë se Interi (10 me 7) dhe një sulm më efikas (11 gola përkundrejt 6) si dhe një mbrojtje më të blinduar (3 gola ka pësuar Fiorentina, 4 Interi). Interit i jepet mundësia për t’u ringritur përfundimisht pas dy sukseseve “in extremis” me Tottenhamin në Champions dhe me Sampdorian.

 

Related posts

Cristiano Ronaldo te Juventus, Marchisio ka dy fjalë për portugezin

Isa.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Talenti francez lë fushën e lojës me barelë dhe oksigjen në hundë (VIDFEO)

Delo.autor

Zvonimir Boban do të ndryshojë futbollin me tre rregulla

Sadik.Autor

Leave a Comment