Futboll Premier League Sport

TRONDITET BARÇA/ Man United ka në plan ti rrëmbejë objektivin KATALANASVE (DETAJE)

Raportimet e mediave perëndimore aludojnë se Manchester United synon të sjellë në “Old Trafford” drejtorin sportiv të Romës, Monchi. Drejtuesi verdhekuq 49-vjeçar u transferua te Roma nga Sevilla në verën e kaluar me një reputacion madhështor, pasi kishte zbuluar yje si Sergio Ramos, Dani Alves dhe Ivan Rakitic. Por, sëfundmi ai është vënë përballë kritikave dhe presionit të tifozëve romanë, për shitjen e yjeve të Romës, Alisson, Radja Nainggolan dhe Kevin Strootman. Që atëherë, Monchi ka afruar nëntë futbollistë për të zëvendësuar treshen e famshme, me emra më pak të njohur dhe më pak të kushtueshëm, mes të cilëve edhe Bryan Cristante, Justin Kluivert dhe Ante Coric.

Referuar raportimeve të medias sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Monchi është duke rivlerësuar pozicionin e tij, pas verës së nxehtë të turbulluar nga marrëdhënie e tij e vështirë me tifozët e Romës. Të njëjtat burime pretendojnë se Manchester United dhe Barcelona janë të interesuara për të siguruar shërbimet e drejtorit të Romës dhe të aplikojnë strategjinë e tij të merkatos. Por jo vetëm United e Barça, pasi në listën e klubeve në kërkim të drejtorit të lartë të Romës është edhe Chelsea që synon të zëvendësojë Michael Emenalo, që u luargua nga “Stamford Bridge” që në nëntor të vitit 2017.

Related posts

BAYERN MUNICH-DYNAMO KYIV/ Trajneri Nagelsmann i beson sulmin bomberit Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRAJNERI GEGA VAZHDON MERKATON/ Partizani me goditje blic, ish-sulmuesi i kombëtares afër “Demave”

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi priste gjyqtarin e Serisë A që tërboi Pirlon. UEFA ndryshon “xhaketat e zeza”

Delo.autor

Leave a Comment