Futboll Seria A Sport

BEHRAMI dhe RACIZMI në Zvicër: Kur humbnim isha SHQIPTAR, kur fitonim…

Valon Behrami ka qenë për shumë vite figura shqiptare më përfaqësuese në kombëtaren e Zvicrës. Ai u kthye brenda pak kohësh në një prej liderëve të përfaqësueses helvete dhe nuk është aspak rastësi që u bë këtë verë rekordmen në Zvicër sa i përket pjesëmarrjeve në Kampionatet Botërore, duke luajtur në 4 të ndryshëm.

Por ai ka pranuar në një intervistë të dhënë për mediat italiane se si refugjat nga lufta në Kosovë, gjithçka kishte qenë shumë më e vështirë për të, ndonëse ishte integruar me shpejtësi në kulturën zvicerane që i vogël.

“Kam lindur në Mitrovicë, një vend me të vërtetë i veçantë, Jemi të ndarë nga një urë, nga një anë janë serbët dhe nga tjetra kosovarët. Kam lindur atje, mendoj gjithmonë për atë që kanë duruar prindërit e mi. Plagët e vërteta i kanë ata, ne dëmtohemi por në njëfarë mënyre ngrihemi përsëri në këmbë dhe luajmë përsëri. Kur kthehem t’i takoj, shoh gjithsesi në sytë e tyre se kanë përjetuar diçka që nuk mund të fshihet. Nëse si fëmijë apo adoleshent duhet të arratisesh në male gjatë natës ose dëgjon një predhë që niset dhe nuk di se ku do të bjerë, është e pashmangshme që jeta jote ndryshon. Kjo është ajo që kanë përjetuar ata dhe që më bëjnë të jetoj sa herë kthehem atje, të bëjnë të kthehesh te jeta reale”:, tregon ai.

Falë luftës në Kosovë, erdhi emigrimi drejt Zvicrës, ku Behrami u bë shpejt një yll i futbollit. “Kur shkuam në Zvicër, fillimi ishte i vështirë. Nuk dinim gjuhën, por në vijim u integruam dhe u bë e përditshmja jonë. Kultura e tyre u bë kultura ime”, shpjegon Behrami, gjithsesi i ndërgjegjshëm se shihej gjithmonë me një sy ndryshe.

“Më vinte keq kur në shumë momente ku ne humbnim, kthehesha të isha shqiptari, ndërsa kur fitonim ishim të gjithë zviceranë. Ka pasur gjëra të vogla që më kanë vrarë, por nuk mund të provoj gjëra negative për një komb që më ka dhënë të gjithë atë qa kam pasur në futboll dhe si njeri”, theksoi Behrami.

Related posts

Këshilla e Gatuzos për sulmuesin e Milanit: Gjej të dashur dhe bëj seks…

Q.Autor

E konfirmon Mourinho: Manchester United e ka mbyllur merkaton e janarit!

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ E quajnë De Bruyne i Polonisë, Milani monitoron talentin 18-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment