Moto GP Sport

MARQUEZ I PANGOPUR ME TROFE/ Dua edhe titullin për konstruktorë

Pas zhgënjimit në garën e Australisë, ku nuk mori asnjë pikë, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote në Moto GP, ka deklaruar sot se synon edhe një tjetër titull kampion, atë për motorë. Gara e radhës zhvillohet ditën e diel në Malajzi, me motorin Honda që ka një avantazh prej 39 pikësh ndaj Ducati, ndaj për markën japoneze nuk ka për të qenë e lehtë për të mposhtur rivalët italianë, me të cilin ka dueluar “rrotë më rrotë” në garat e fundit.

“Gara e Australisë në nxori duarbosh dhe më vjen keq që nuk pata mundësi të dueloj deri në fund, pasi isha i shpejtë në provat zyrtare (Marquez siguroi “pole”). Tani objektivi i radhës është të fitojmë garën e Malajzisë për të marrë pikë të rëndësishme edhe në Botërorin për konstruktorë. Do të jetë një garë e vështirë, pasi të lodh fizikisht, por jemi gati për betejë me Ducati e Yamaha. Duhet ta nisim mirë fundjavën, që të premten, për të arritur te fitorja”, tha Marquez.

Related posts

Pjesa e parë/ Spektakël në Laç, derbi i vërtetë

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Bylis dhe Shkodranët ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

DY TITUJ TË FITUAR ME TIRANËN/ Osmani bën postimin e veçantë krahë Halilit: Sa shumë gjëra për të thënë…

Delo.autor

Leave a Comment