Futboll Kombëtarja Sport

Bare flet si “plak i urtë”: Nga Atletico te Malaga? Njeriu i fortë e përballon si duhet

Përkrah trajnerit Alban Bushi foli para medieve kapiteni Keidi Bare. Ky i fundit shfaq qetësi dhe maturi në fjalët që thotë para gazetarëve. Kalimi nga Atletico Madrid-i te Malaga duket se e ka maturuar dhe më shumë. Mesfushori thekson në fjalët e tij se e rëndësishme për të dhe Shpresat është të fitojnë ndaj Spanjës dhe nuk shqetësohet aspak për faktin se do të ketë përballë disa nga ish-shokët tek ekipi i Spanjës.

“Nuk më interesojnë shumë ndjesitë. Për mua e rëndësishme është që të fitojmë kundër Spanjës për ekipin e Shqipërisë. Kam shokë te Spanja, por e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të tjerat vijnë mbrapa”.

Mesfushori flet dhe për faktin se nuk është grumbulluar nga trajneri Panucci. “Vendos gjithmonë misteri. Unë jam gjithmonë gati si për ekipin e parë, por dhe për Shpresat. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të punoj fort. Një ditë do të ia dal mbanë”.

Fieraku flet dhe në lidhje me edicionin e zhvilluar me Shpresat. “Mendoj se kemi bërë një edicion të mirë eliminator, por kam keqardhje. I kemi dominuar kundërshtarët, por nuk kemi arritur të fitojmë. Na ka munguar dhe fati”.

Bare mendon se ndryshimet nuk e kanë dëmtuar: “Ndryshimet e shpeshta të ekipeve si kalimi nga Atletico te Malaga dhe nga Shqipëria U-21 tek ekipi i parë nuk më kanë dëmtuar. Mendoj se njeriu i fortë i përballon si duhet, di të ngrihet. Shiriti i kapitenit? Nuk kam presion aspak”.

Related posts

NUK HARRON ZAKONIN E VJETËR/ Jovetic, ndërhyrje horror për karton të zi! (VIDEO)

Delo.autor

Skuadra gjermane sulm “frontal” për Thomas Strakoshën, ja plani i Lazios

Sadik.Autor

RRËFEN AVENTURËN NË FRANCË/ Thiago Silva: Ja kush më bindi të kaloja tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment