Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI fiton rivalitetin me PSG-në, siguron shërbimet e KAKAS së ri, do kushtoi…

Ndërsa kampionatet në Europë janë ndërprerë për shkak të angazhimit të kombëtareve në Ligën e Kombeve, Milani po bëhet gati të godasë në merkaton e janarit. Sipas gazetës prestigjioze braziliane, “Globoesporte”, falë një marrëveshjeje të arritur nga Leonardo, kuqezinjtë kanë fituar rivalitetin me PSG-në për Lucas Paquetá.

Mesfushori-sulmues, i lindur në vitin 1997, në pronësi të Flamengos, konsiderohet ylli i ri brazilian në futboll. Siç mësohet, një operacion “flash”, pothuajse surprizë, ka bërë që “peshorja” në këtë rast të anojë përfundimisht nga Milani.

Ndërhyrja e Leonardos ka qenë vendimtare, duke minimizuar edhe ndikimin e Neymar, i angazhuar nga PSG-ja prej disa kohësh për ta sjellë bashkatdhetarin e tij nën “Kullën Eiffel”. Bisedimet quhen të mbyllura nga Leonardo, me pëlqimin e trajnerit Gattuso.

Gjithçka pret zyrtarizimin pas ekzaminimeve mjekësore dhe 35 milionë eurove, të cilat tashmë janë planifikuar t’i paguhen klubit brazilian sapo Lucas Paquetá të zbarkojë në Milano, në janar. Te Milani, ku shpresojnë që braziliani në fjalë të bëhet Kaka’ i ri, ai mund të luajë edhe si mesfushor, në vend të Kessie, ose Bonaventura.

Related posts

SUPERKUPA KALON NË VIJAT E PARA/ Zhiru kundër Lautaros, 2 “vrasës” për 1 finale

F.autor

ÇMENDET FUTBOLLISTI/ Godet me shkelm në kokë arbitrin, arrestohet për vrasje në tentativë (VIDEO)

Delo.autor

“PRESIM QË “PLESHTI” TË JETË GATI PËR…”/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh mbi “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Leave a Comment