Futboll Seria A Sport

BEFASON CR7/ Nuk mund të fitojmë gjithnjë, jemi gati për…

“Çdo ndeshje të mëson diçka të re”, shkruan Cristiano Ronaldo në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke e marrë me sportivitet barazimin 1-1 që Juventusi arriti në shtëpinë e tij ndaj Genoa, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Sulmuesi portugez realizoi golin e avantazhit provizor për bardhezinjtë, por që s’mjaftoi për të marrë 3 pikët e radhës dhe pas 10 fitoresh radhazi, mes kampionatit dhe Champions, vjen ndalesa e parë e Juves.

CR7 është i qartë që do të jetë e vështirë të fitosh gjithnjë, ndaj e ka mbyllur kapitullin e ndeshjes me Genoa dhe nis të mendojë për sfidën e radhës, atë ndaj Manchester United në Champions League. Një ndeshje e veçantë për Ronaldo, pasi do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij një dekadë më parë. “Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhës”, shprehet portugezi, që do të rikthehet në fushë ne Champions pas pezullimit që mori në ndeshjen ndaj Valencia.

Related posts

Futbolli në ankth dhe lutje, Ferguson në terapi intensive pas operacionit

Sadik.Autor

Totti: Një ofertë e Juventus për djalit tim? Do t’i thoja…

Q.Autor

TËRMET TEK EKIPI ITALIAN/ Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Delo.autor

Leave a Comment