Futboll La Liga Sport

“BOMBA” E DITËS/ Ish-presidenti “zbulon” SEKRETIN e REALIT: MOURINHO do të …

Reali nuk ka patur raporte të mira me teknikët që ka zgjedhur. Më shumë se kurrë në Spanjë dhe Europë po forcohet ideja që tekniku Julen Lopetegui nuk është njeriu i duhur për të drejtuar kampionët e Europës në fuqi, të cilët e shohin veten në vendin e shtatë në kampionatin spanjoll momentalisht.

Një listë e gjatë kandidatësh është përpiluar për të pasur ish-teknikun e Spanjës në pankinën madrilene. Antonio Conte duket se po hedh hapa seriozë drejt konfirmimit si trajner i Realit, nëse Lopetegui dështon në “El Clasion” e parë të këtij sezoni.

Megjithatë ish-presidenti i Realit në vitet 2006-2009, Ramon Calderon, ai beson se spanjollët do të zgjedhin sërish si “strateg” portugezin Jose Mourinho, në ccfarëdo momenti.

“Nëse ky president (Florentino Perez) vazhdon të qëndrojë te ky klub, gjë që e besoj, Mourinho do të jetë këtu. Për më mirë apo për më keq, mendoj se ai do të jetë në Madrid, gjithmonë nëse largohet nga Manchester United. Por, herët apo vonë ai do të jetë në Madrid”, deklaroi ish-kreu i klubit spanjoll Calderon.

Ai nuk ka lënë pa kritikuar ashpër shitjen e Cristiano Ronaldos te Juventus për 100 milionë €, duke e konsideruar këtë operacion “një gabim historik” të klubit.

“Mendoj se është një gabim i madh, një gabim historik në shumë kuptime. Dhe nuk është gjetur zëvendësuesi përkatës. Nuk ka asnjë mënyrë që të zëvendësosh Ronaldon, prandaj është një gabim historik”, përfundon Calderon.

Lopetegui luan “kartën e fundit” të dielën në “El Clasico” dhe nëse nuk ia del, shkarkimi është i pashmangshëm.

Related posts

“EURO 2020″/ Itali-Angli, numrat dhe kuriozitetet e finales së “Wembley”

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari i Napolit shumë pranë Flamurtarit, “MIK” futet ish-futbollisti i Kombëtares

Isa.Autor

PJESA E PARË/ Kukësi e mbyll me FITORE. Partizani i Lerdës e nis keq (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment