Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH/ INTERI fiton derbin me MILANIN edhe në tregun kinez

Fitorja në fushë ditën e diel, me një gol të Mauro Icardi në minutën e 92-të, nuk është i vetmi derbi që Interi fitoi ndaj Milanit fundjavën e fundit. Duke parë bilancet e mbyllura më 30 qershor 2018, që i përkasin sezonit të kaluar dhe që janë bërë publik sot, del një tjetër fakt shumë i rëndësishëm në favor të Interit për sa i përket fitimeve që dy klubet kanë në Kinë.

Impakti që i ish-presidenti të Milanit, Yonghong Li, pati në botën e futbollit ka qenë shumë më negativ se ai i Suning. Në planin e biznesit që Marco Fassone kishte përgatitur kohë më parë synohej që nga Kina të vinte një fitim prej 90 milionë eurosh, por nga tregua aziatik fitimi ka qenë shumë herë më i vogël, vetëm 606 mijë euro. Një shumë qesharake.

Krejt e kundërta ndodh me Interin e Suning, që ka patur një impakt shumë pozitiv në tregun kinez, ku fitimi është rreth 100 milionë euro. Një e dhënë shumë pozitive, madje në rritje me 14 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Nga ky fitim prej 100 milionë euro, rreth 40 milionë vijnë drejtpërdrejt nga Suning, ndërsa 60 të tjerë nga sponsorizime e firma të tjera partnere.

Related posts

Shënoi 14 gola këtë sezon, ja kush është “blerja” e parë e Tiranës

Sadik.Autor

MBAPPE DËSHIRON TË LARGOHET/ PSG “fut mik” presidentin Macron që ta bindë të rinovojë, ja detajet…

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Kushon 117 milionë euro, Manchester City është afër blerjes rekord. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment