Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Pa RONALDON në fushë: Ja si do të luajë “Zonja” ndaj Jang Bojs

Pa Kristiano Ronaldon (të pezulluar për shkak të kartonit të kuq ndaj Valencias), Masimiliano Alegri pritet që të hedhë në fushën e lojës një skuadër sulmuese. Dilemat që ka numri një i bardhezinjve lidhen me Dibalën dhe një rrotacion të mundshëm në repartin e mbrojtjes. Në formacionin 4-3-3, në portë pritet të jetë Shezni, ndërsa në mbrojtje ka balotazh mes Kanselos dhe Kuadrados.

Ky i fundit mund të spostohet më përpara nëse Dibala nuk ia del të jetë në 100% të formës pas goditjes që mori në kavilje ndaj Napolit. Më tej, Bonuçi pritet titullar me Barzaljin, ndërsa nga e majta Aleks Sandro. Pjaniç, me Emre Xhanin dhe Matuidinë mund të formojnë treshen në mesfushë. Përpara do të jenë Dibala-Manxukiç dhe Bernardeski.

Capture1

Related posts

UEFA sponsorizon turneun e Rita Orës

Sadik.Autor

GOL PREJ “BOMBERI”/ Mbrojtësi Lenjani gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

ITALI-SPANJË/ E gjithë Bota me sytë nga super ndeshja, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment