Futboll Seria A Sport

CHAMPIONSI MË PRANË/ Dominuese dhe argëtuese, JUVENTUSI “tmerron” Europën (STATISTIKAT)

Nëse i përmend Masimiliano Alegrit 114 pikët e plota me një kampionat të karakterizuar vetëm me fitore, trajneri nuk pranon kompromise. Ai e di se ka në duar ekipin më të fortë të karrierës dhe deri në këtë pikë të sezonit po ia del të menaxhojë me sukses “koleksionin” e kampionëve që ka në skuadër. “Zonja”, që nga ky vit nuk është vetëm fitimtare, por edhe e bukur e këtë e dëshmon fitorja me Udinezen, e dhjeta radhazi mes kampionatit dhe Champions-it.

Pa tension – Të shtunën u pa një Juventus pa shumë komplekse, nuk pati asnjë vështirësi për të asfaltuar Udinezen dhe përveç rezultati dhuroi edhe lojë të bukur, falë së cilës golat e shënuar mund të ishin të paktën katër. Portieri mik, Skufet, bëri disa mrekulli, ashtu siç po bën edhe skuadra e Alegrit, e cila nuk di të ndalet dhe po të mos ishte ndalesa e kombëtareve, nuk i dihet çfarë do të dhuronin në fushë Ronaldo me shokë.

Bukuri e madhe – Nëse deri më sot badhezinjtë janë dalluar për rezultate, tashmë mund të krenohen edhe për estetikën, kategori tek e cila, Alegri ka bërë pjesë gjithmonë. Jo më kot në shijet e teknikut, listën e kryeson njëfarë Ronaldinjo. Ashtu si braziliani, edhe Juvja është një krijesë misterioze, nga e cila nuk i dihet kurrë çfarë mund të presësh. E sigurt për momentin, është që kemi të bëjmë me një ekip më ofensiv se në edicionet e kaluara. Vjet “Zebrat” fitonin gjashtë ndeshje, barazonin me Atalantën dhe ndaleshin nga Lacio.

Skuadra ndryshe nga vitin e kaluar luan në 53 metra, ndryshe nga 51 të vjetshmet, shënon më pak, por shkon më shpesh në zonë nga ku godet edhe më shumë portën. Driblimet janë një shifër që ka pësuar ulje (nga 13 në 8), por janë shtuar krosimet që nga 14 për ndeshje, kanë arritur kuotën 22. Kjo tregon që Juvja aktuale ka braktisur qendrën për t’u postuar në krah, por fitoret kanë ardhur edhe si pasojë e kësaj manovre që zhvillohet në gjerësinë e fushës.

Shembuj – Duke marrë si shkas golin ndaj Udinezes, kujtojmë se goli i Betankurit erdhi me kundërsulm, një armë që Juvja po e zotëron gjithnjë e më mirë. Alegri ka në dorë një skuadër artilierësh që vendosen në fushat rivale dhe diktojnë ritmin. Mungesa e një pyke si Higuain është zëvendësuar nga golat e Ronaldos, Manxukiçit, Dibalës, që sidoqoftë nuk janë sulmues qendre të mirëfilltë.

Related posts

Guardiola: Mbase do të shpenzojmë 1 miliard € në merkato

Sadik.Autor

“KAPIM KREUN DHE NUK E LËSHOJMË MË”/ Flet trajneri Flik: Leverkuseni luan si ne, por pres të dëfrehemi…

Delo.autor

Juventus, e ardhmja kushton 80 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment