Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ TEUTA-TIRANA: Starton pjesa e dytë, Shkëmbi hedh në fushë futbollistin Kamara (VIDEO)

Teuta dhe Tirana luajnë takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Shijak. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas barazimeve në transfertë. Durrsakët e Bledi Shkëmbit, barazuan mes polemikash në vlorë ndaj Flamurtarit, i njëjti rezultat edhe për kryeqytetasit ndaj Kamzës së Klodian Duros. Një fitore në këtë përballje do t’i largonte skuadrat nga fundi i renditjes.

bandicam 2018-11-02 14-18-55-649

Shkëmbi dhe Mema kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare. Trajneri i durrësakëve ka ulur në stol Ndrecën ndërsa Beqja ka zenë vendin në të majtë të mbrojtjes. Osmani do të vendoset përsëri në mesfushë. Ndërkohë tekniku i Tiranës, Mema i ka besuar të njëjtin formacion që luajti ndaj Kamzës.

bandicam 2018-11-02 14-31-04-046

LIVE| TEUTA-TIRANA 0-1

Shkalla (autogol) 28′

KOMENTI LIVE: 

46′ Ka startuar pjesa e dytë në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Teuta bën zëvendësimin e parë, largohet Avdyli në fushë Kamara.

Përfundon pjesa e parë, Teuta-Tirana 0-1. 

45+2′ Isli Hidi shpëton Teutën nga goli i dytë. Portieri arrin të ndalë gjuajtjen e Asion Dajës, duke mbajtur në lojë durrsakët.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

41′ Provojnë durrsakët me Amadu Latif, por sulmuesi nuk arrin të godasë me kokë pas një topi të harkuar nga e majta.

39′ Pranë golit të dytë me Sentamun, sulmuesi gjuan bukur nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me trekëndëshin ku kryqëzohen shtyllat.

32’ Top i gjatë në zonën e Tiranës, ku Latif nuk devijon siç duhet para portës, duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

28′ GOOOOL TIRANA 0-1. Bardheblutë kalojnë në avantazh pas autogolit të Shkallës. Hasani kroson bukur nga këndi, topi i shpëton portierit Hidi, përplaset në shtyllë dhe devijohet nga mbrojtësi Shkalla duke përfunduar në rrjetë. Meritë e jashtëzakonshme e Hasanit. 

25′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Tiranën. Sentamu bën gjithçka bukur dhe pason për Dajën. Ky i fundit gjuan, por topi devijohet dhe shkon te Hasani, i cili pranë vijës fatale nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

22′ Goditjen e parë në portë e bën Imami. Mbrojtësi lëshon një gjuajtje potente nga distanca, grushton në vështirësi portieri Hidi.

18′ Kundërpërgjigjen durrsakët me Latif. Sulmuesi gabon me kokë shumë pranë vijë fatale, duke goditur mbi kuadrat, pas harkimit të Avdylit.

16′ Shans mjaft i mirë për Tiranën me Grecën. Futbollisti shkëputet bukur nga e majta, del i vetëm përballë portierit, provon me një parabol, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

13’ Goditje dënimi nga e majta ketë herë për Teutën. Topi harkohet në zonë ku Bicaj provon ta gjuajë me kokë, por bllokohet nga Hoxhallari i cili e largon jashtë.

5′ Sidibe jep sinjalin e parë të rrezikshëm duke provuar me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur me 13 minuta vonesë takimi në “Tofik Jashari” të Shijakut. Policia heq banderolën kompromentuese.  Në këtë moment, “Fanatics” heqin jo vetëm parullën kundër presidentit , por edhe banderolat e zakonshme të tyret. Pas disa minutash ku nuk munguan fyerjet ndaj bardhebluve, tifozët fillojnë të largohen nga stadiumi, duke bojkotuar ndeshjen.

Related posts

Uruguai e Egjipti e mbyllin “në paqe” pjesën e parë

Sadik.Autor

“ËSHTË NJË KËNAQËSI E VËRTETË TË LUAJ ME IBRAN”/ Sulmuesi Rebic: Më në fund unë kam mundësinë të…

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT TEK LAZIO/ “Shpërthen” ylli Alberto: Klubi na blen avion, por nuk na paguan

Delo.autor

Leave a Comment