Futboll Sport

DY ORË PARA SFIDËS/ Shpresa e fundit për Gjermaninë. Franca në kërkim të kualifikimit

Sot në mbrëmje do të zhvillohet super sfida midis kampionëve në fuqi të botës, dhe pararendësve të tyre. Franca do të mirëpresë “Panzerat” e Gjermanisë në “Stadë de France” të Parisit.

Ndeshja pritet të jetë mjaft e rivalizuar midis të dy ekipeve, por një fitore për Francën në këtë ndeshje do t’u garantojë atyre një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. E ndërsa ekipi mik gjerman duhet të shmangë humbjen, nëse ata duan të mbajnë gjallë shpresat e tyre për vazhdimin më tej.

Franca ka vërtet një ecuri shumë pozitive ku ka plot 14 ndeshje që nuk humbet, e nga të cilat 10 prej tyre në shtëpi. Muajn e kaluar “Gjelat” fituan duke mposhtur Holandën 2-1. Në të gjitha garat, duke përfshirë edhe miqësoret, lojtarët e Didier Deschamps kanë humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e tyre të fundit (15 fitore, 6 barazime dhe një humbje).

Megjithatë, francezët ishin afër humbjes së tyre të parë si kampion bote javën e kaluar, pasi ata e panë veten e tyre në disavantazh të dy golave kundër Islandës, që më pas arritën të barazonin me dy gola në katër minutat e fundit, duke e mbyllur ndeshjen 2-2.

Përsa i përket Gjermanisë, ata e kanë nisur mjaft keq këtë kompedicion, duke e parë veten e tyre në vendin e fundit me vetëm një pikë. Në ndeshjen e parë ata barazuan pa gola me Francën, e ndërsa përballë rivalëve historikë të Holandës ata humbën 3-0. Interesant është fakti se kjo ishte dhe humbja më e thellë që nga tetori i vitit 2007.

Një tjetër statistikë interesante për “Panzerat” është se në ndeshjet e fundit të fundit, ka shënuar vetëm dy gola nga 102 goditje për gol.

Në 30 takimet e mëparshme të zhvilluara mes dy ekieve, Franca ka një rekord pozitiv kundër Gjermanisë, me plot 13 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje.

Në këtë ndeshje zbresin mjaft lojtarë të rinj që cilësohen si talentë me një të ardhme të ndritur.

Po cilët mund të jenë dy kryesorët nga të cilët pritet spektakël?

Sulmuesi gjerman i Lajpzigut, Timo Werner, i cili ka shënuar katër gola në Bundesligë për këtë sezon, dhe është në një formë e cila mund të konsiderohet si e mirë. E ndërsa nga krahu tjetër, Kylian Mbappe i Parisit, i cili i dha dhe barazimin Francës në minutën e 90 ndaj Islandës, duke e shpëtuar nga një humbje e turpshme. Mbappe këtë sezon ka shënuar plot 8 gola në 9 ndeshje, duke gëzuar një formë të shkëlqyer.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

I MUNDI PARMA/ Një rinovim dhe një huazim, INTERI bën planet për në JANAR

Isa.Autor

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Rummenigge ”sponsorizon” një emër të madh për ”revolucionin” gjerman

Isa.Autor

Batshuayi: Te Dortmundi për të luajtur në Botëror

Q.Autor

Leave a Comment