Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Spalletti: Lojtarët më dhanë një sinjal dje në stërvitje, Nainggolan…

Luciano Spalletti ka rrëfyer gjendjen shëndetësore të Radja Nainggolan dhe ka nxitur Inter të mos jetë pasiv ndaj Lazios në ndeshjen e së hënës mbrëma.

Zikaltrit kishin fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjithë kompeticionet, por janë mundur nga Barcelona në Camp Nou në Champions League.

“Fokusi ynë ka qenë që të jemi më pak pasivë se në ndeshjen e fundit. Duhet të reagojmë ndaj gjërave që nuk shkojnë ashtu siç i kishim parashikuar,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

“Lojtarët më dhanë një sinjal dje duke më treguar se e kanë kuptuar këtë gjë dhe se nuk do të rrinë në pritje për të parë se si shkojnë gjërat.

“Ka shumë ekipe që kanë objektiv një vend mes katër të parëve në renditje dhe kjo e bën sikur të fitosh titullin kampion.

“Nainggolan? Ai do të fillojë të vrapojë të hënën dhe më pas do të shohim se si do të shkojë riaftësimi.”

 

Related posts

PËRBALLJA MOLDAVI-SHQIPËRI/ UEFA ia beson një 34-vjeçari anglez, ja kush do të vendosë drejtësi

Delo.autor

MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një goditje nga këndi, Kane ndëshkon me një gjysmëroveshat Shqipëritë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment